Mjeku shqiptar tregon se kur do të përfundojë situata me koronavirus

21:09 | 07 April 2020

Koronavirusi është shëndrruar në një frikë të vërtetë për të gjithë.

Profesori dhe mjeku Pëllumb Pipero, duke folur në lidhje me pandeminë e koronavirusit, u shpreh se “kjo histori mund të mbyllet edhe në fund të muajit qershor”.

“Duhet që të vazhdojmë që të kemi shumë kujdes. Unë e kam thënë se me uljen e personave të prekur, masat do të ngadalësohen. Ky është fillimi i fundit. Kjo histori mund të mbyllet nga fundi i qershorit. Duhet modeomos që gjithë rajoni të jetë i qetë që edhe Shqipëria të jetë e qetë.

Shkenca po punon. Ndoshta mund të kemi edhe vaksinën, ndërsa temperaturat do jenë në favor të luftimit të koronavirusit. Nëse ndodh që ky virus të kthehet prapë, bota është më e mësuar. Këtë herë kishim pasoja rrënuese”, tha Pipero ne Neës 24.

Më tej, Pipero u shpreh se virusi nuk është në ajër, por përhapet me anë të kontakteve.

“Nuk mund të themi që nuk mund të kalojmë këtu apo jo. Virusi vjen tek ne përmes kontakteve të afërta dhe nuk është në ajër. Prandaj, shmangia e kontakteve është e rëndësishme. Të shmangim kontaktet. Sidomos të sëmurët kronikë duhet të kenë shumë kujdes.

Masat janë të nevojshme që të respektohen, pasi përndryshe mund të infektohemi. Kjo është periudha më e rëndësishme për të luftuar Covid-19”, u shpreh Pipero.

Komento: