Mjeku shqiptarë: Mbi 1 mijë persona telefonuan për ndihmë, të gjithë për koronavirus

23:44 | 09 Mars 2020

Mjeku shqiptarë tha se mbi 1 mijë persona telefonuan për ndihmë, të gjithë për koronavirus.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Skënder Brataj, ka thënë mbrëmjen e sotme se te njerëzit ka një shqetësim të shtuar për koronavirusin.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Brataj ka thënë se deri në orën 22:15 të mbrëmjes së sotme në numrin e Urgjencës kanë telefonuar 2873 persona, dhe vetëm 1066 prej tyre vetëm për shenjat e koronavirusit. “Deri ne oren 22:15 ne Urgjence kane ardhur 2873 telefonata, nga te cilat 1066 vetem per Koronavirus. Kjo tregon shqetesim tek njerezit”, ka thënë Brataj.

Kujtojmë se, në orët e para të pasmesnatës janë konfirmuar në vendin tonë dy rastet e para me koronavirus, babë e bir që jetonin në Tiranë.

Komento: