Mjeti shpërthyes afër kazermës “Adem Jashari”, ky është versioni i policisë

14:06 | 14 Maj 2020

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me mjetin e dyshimtë në afërsi të Kazermës ”Adem Jashari”.

Një qytetar dyshohet të ketë hasur në një mjet të dyshimtë, më ç’rast ka lajmëruar policinë. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha i ka thënë lajmi.net se njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka vend për panik.

”Raportohet se një qytetar në Prishtinë, dyshohet të ketë hasur në nje mjet të dyshimtë, dhe i njëjti e ka marr mjetin dhe me automjetin e tij (në bagazh ) e ka dërguar për ta dorëzuar tek Forca e Sigurisë së Kosovës. Janë informuar të gjitha njësitet relevante dhe Policia është në vendin e ngjarjes. Rasti po trajtohet nga kompetentët dhe nuk ka arsye për shkaktim të ndonjë forme të panikut apo shqetësimi për qytetarët”, ka thënë Daut Hoxha.

Komento: