Afati i verës pritet të jetë i nxehët për ekipet evropiane.
Manchester City është duke u interesuar për qendërmbrojtësin e Olympique Marseilles, Boubacar Kamara.
Krerët e Marseilles janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat që janë rreth 35 milionë euro. Manchester City po mendon të përforcojë repartin defensiv pas lëndimit të Aymeric Laportes.
Kamara është në mesin e disa lojtarëve në listën e dëshirave të Cityt. Kamara është pjesë e U-21 të Francës. Ai është produkt i akademisë së Marseilles.
Këtë edicion Kamara ka luajtur 28 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka realizuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë.