Mobilizohet komuna e Mitrovicës, merr këto masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

16:57 | 15 Mars 2020

Tashmë janë shënuar rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, sot kanë mbajtur mbledhje urgjente me Bordin e Drejtorëve, ku i pranishëm ishte edhe komandanti i stacionit policor në Jug, Ahmet Xhosha.

Në këtë mbledhje kryetari Bahtiri ka kërkuar nga drejtorët komunal që të zbatojnë të gjitha masat e kërkuara nga niveli qendror, dhe ato që dalin nga mbledhja urgjente e Bordit të ekzekutivit.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri në bashkëpunim me Bordin e Drejtorëve ka ndërmarrë këto vendime;

Reduktimin e stafit komunal nga secila drejtori përkatëse.

Mbylljen e të gjitha hoteleve dhe moteleve që veprojnë në qytetin e Mitrovicës.

Mbylljen e Gjellëtoreve, Qebaptoreve, Byrektoreve dhe Fast Food.

Të bëhet çdo ditë pastrimi dhe larja e sheshit, rrugëve të qytetit si dhe hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues.

Dezinfektimi i të gjitha objekteve të hapësirave publike dhe ndërmarrjeve publike.

Gjatë kësaj mbledhje është bërë edhe përcaktimi i dy objekteve për raste emergjente; Qendrën Multifunksionale “Omni Sport” dhe Palestrën Sportive “Minatori”, lidhur me trajtimin e personave eventual të dyshuar me këtë virus.

Kryetari Bahtiri ka potencuar se Komuna e Mitrovicës është e gatshme të bashkëpunoj me nivelin qendror për çdo masë parandaluese, e cila ndërmerret nga Qeveria e Kosovës, njëkohësisht kërkon nga ta të ndahen mjete për shërbime të domosdoshme nëpër komuna.

Po ashtu kryetari Bahtiri ka ftuar njoftuar se nesër duke filluar nga ora 09:00, do të takohet me operatorët e taksive që veprojnë në qytetin e Mitrovicës, për të shqyrtuar mundësinë e një vendimi me ta.

Në fund kryetari Bahtiri ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës që të mos vizitojnë këto ditë komunën, vetëm në rast të kërkesës për shërbime të domosdoshme komunale.

Komento: