Mocioni, nis mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së

13:29 | 19 Mars 2020

LDK është duke i bërë përgatitjet për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, anëtarët e së cilës do të diskutojnë rreth mocionit të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Me këtë mocion pritet që të mblidhen votat e deputetëve për ta rrëzuar Qeverinë, pjesë e së cilës janë LDK e VV në një koalicion.

Shkak i kësaj u bë shkarkimi i paparalajmëruar i Agim Veliut të LDK-së nga detyra e Ministrit të Brendshëm nga Kryeministri Albin Kurti.

Komento: