Mocioni për rrëzimin e Qeverisë, PSD-ja nuk ka besim tek LDK-ja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë, PSD-ja nuk ka besim tek LDK-ja

23:51 | 12 Korrik 2019

Po vazhdon të përflitet tema për rrëzimin e Qeverisë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu ka folur për zhvillimet politike kohët e fundit në vend, më saktësisht për mocionin e propozuar nga opozita dhe për deklaratën e Lutfi Hazirit që ka kërkuar bashkëpunim me PSD’në.

Ai ka thënë se më në fund ka dalë dikush nga LDK’ja që po reflekton dhe nuk po del me deklarata kundër kësaj partie. Ai ka folur për qëndrimin e shefit të grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ndaj partisë së tij.

“Ne e dimë retorikën e Avdullahit ndaj PSD’së”, ka thënë Sejdiu.

“Ndonëse ofendon dhe shpif kundër PSD’së, ai këndej kërkon bashkëpunim”

Ai ka thënë se i vjen mirë që më në fund dikush nga LDK’ja po kërkon marëveshje për të ardhmen.

“E vërteta është se LDK’ja ka qeverisur bashkë me PDK’në për 15 vite” , ka shtuar Sejdiu.

“E dimë që LDK ka potencial për ndërrim të mendimeve në momentin e fundit”.

Tutje Sejdiu ka treguar se për të qenë pjesë e mocionit partia e tij kërkon një plan afatgjatë dhe jo një ndërrim të pushtetit e jo të qeverisjes.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!