Modelja ‘demaskon’ Robertin, pranon se kanë qenë në lidhje dhe tregon pse u ndanë

22:25 | 25 Shkurt 2020

Modelja Jess Kadiu sonte ka pranuar se ka qenë në lidhje me këngëtarin kosovar, Robert Berisha.

Këtë gjë ajo e ka bërë përmes një postimi në Instagramin e saj, shkruan ORAinfo.

Është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishën, kështu e ka filluar modelja shkrimin e saj.

Ndër të tjera ajo tha se edhe pas lidhjes, ata kanë mbetur miq të mirë, shkruan ORAinfo.

Ajo gjithashtu shprehë dëshirën që të jetë sërish bashkë me Robertin.

Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e saj:

“Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishën.

Nuk e kuptoj pse gjërat duhet fshehur thua se po bëjmë diҫka të keqe.

Unë mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë personale dhe të mbajturit një gjë të fsheht.

Jam e pajtimit se lidhjet duhet të mbahen private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban të fsheht.

Të tjerët paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për t’ia vënë fajin, këtë nuk mund t’a ndalim.

Njerëzit e famshëm harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si secili njeri.

Kemi vetëm një jetë për të jetuar.

Nuk e dim nëse do të jemi gjallë nesër, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër.

Ndoshta jam gabim në këtë pikë, por nuk më bën përshtypje.

Ne mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të mbajtur të fshehtë.

Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne.

Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe të mund të jemi sërish bashkë.

Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri të dëshirojë të gjitha të mirat.

Të dua tani dhe gjithmonë.”- ka shkruar modelja në postimin e saj./ORAinfo/

Komento: