Modelja shqiptare tregon se a ishte në lidhje me Ledrin

18:43 | 30 Dhjetor 2020

U tha se ishte në lidhje me Ledrin, modelja shqiptare tregon të vërtetën.

Modelja e njohur shqiptare, Lorena Haliti sipas disa thashethemeve thuhet se ka qenë e dashura e Ledri Vulës.

Lorena kishte marr pjesë në njërën nga videoklipet e këngëtarit.

Në projektin muzikor “Rio”, modelja ka qenë e ftuar teksa shihej tejet e afërt me Ledrin.

Mirëpo, raporti i Lorenës dhe Ledrit është miqësor këtë e dëshmoj kjo fotografi të cilën ajo e ka publikuar në Instagram bashkë me reperin dhe Sarën nga prapaskenat e xhirimeve të këngës “Rio”.

Përpos imazhit që ka postuar, Lorena ka shkruar: “Shumë e vështirë të mos e publikoj këtë me Sara Hoxhën kur unë isha atje, ajo ishte shumë e ëmbël dhe ne u shoqëruam së bashku po ende nuk ishim të gatshme për të publikuar fotografinë. Ju dua Ledri dhe Sara”.

Komento: