Moderatojra e RTK-së bëhet nënë për herë të parë, mësohet gjinia dhe emir i fëmijës

14:26 | 25 Qershor 2022

Edita Sopjani bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Edita Sopjani është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj sollën në jetë një djalë.

Sopjani ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për ardhjen në jetë të birit të saj.

“Jeta jonë u plotësu me ty Rio jonë! Mirë se erdhe në mesin tonë, do të të duam pa fund unë e Babi! 23.06.22”, ka shkruar në instagram ku ka publikuar imazhe me vogëlushin.

Edita i dha fund beqarisë verën e kaluar në një dasmë të organizuar në Prishtinë, aktualisht ajo jeton në Gjermani.

Komento: