Moderatori shumë i njohur shqiptar rezulton pozitiv me koronavirus, kjo është gjendja e tij

15:32 | 24 Nëntor 2020

Moderatori shumë i njohur kosovar, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Moderatori i emisioni “E diell”, Edi Manushi, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëpunëtorja e tij, Ina Kollçaku përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Një prej ndjekësve i shkroi “Cfare ka Ed Manushi ina te lutem me kthe pergjigjet”.

Kurse, Kollçaku tregoi se ai doli pozivit me COVID, ndërsa tregoi edhe për gjendjen e tij shëndetësore momentalisht.

“Edi ka dalë pozitiv me COVID-19. Për momentin është mirë. Ka vetëm pak temperaturë, asgjë shqetësuese. Urojmë ta kalojë sa më lehtë!”, shkruan ajo.

Komento: