Luka Modriç thotë se Milani po i mungon Evropës.
Mesfushori i Real Madrid ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ku ndër të tjerash është ndalur të flas edhe për Milanin.
Kroati ka thënë se kuqezinjtë i mungojnë shumë futbollit evropian, shkruan Indeksonline.
“Unë i shikoj dhe më vjen keq për Milanin. Milan i mungon Italisë dhe Evropës. Unë kam një grup ËhatsApp me kroatët dhe gjithmonë flas me Brozoviç, me Badelj, me Pasalic që është i shkëlqyeshëm dhe më në fund ka gjetur klubin e duhur”, ka thënë Modric.
Gjatë verës së kaluar, mesfushori i Real Madrid ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Milani.