Modric kishte arritur marrëveshje me Milanin, ja kush ishte personi që kishte bindur

13:01 | 02 July 2020

Ish Drejtori i Përgjithshëm i Futbollit në Milano, Zvonimir Boban kishte marrëveshje të lidhur me dy mesfushorë që të dy ishin të vendosur për t’u bashkuar me klubin.

Boban u pushua nga puna që bënte në Milan nga drejtori Ivan Gazidis me 7 Mars 2020 pas një interviste të paautorizuar të lëshuar për La Gazzetta dello Sport në të cilën menaxheri kroat zbuloi se ishte në fuqi një marrëveshje me Ralf Rangnick.

Gjatë deklaratës së tyre, Milani konfirmoi se ata e kishin pushuar Boban.

Sipas Calciomercato com, ish-drejtori kroat kishte marrëveshje për nënshkrimin e lojtarit të Red Bull Salzburg Szoboszlai si dhe mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Ky i fundit tani do të shkojë në një rrugë tjetër dhe një lëvizje në klubin e tij të djalërisë duket më larg se kurrë, por Szoboszlai mbetet një objektiv dhe akoma mund të arrijë. /ORAinfo/

Komento: