Modriç – Milan, ky është lajmi i fundit nga Spanja

18:09 | 27 Shkurt 2020

AC Milan është gati të bëjë betejë me rivalët e qytetit Inter dhe skuadrën e re të MLS Inter Miami për të nënshkruar me mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Kuqezinjtë kanë qenë të lidhur vazhdimisht me një lëvizje për Modric gjatë vitit të kaluar, duke shpresuar edhe tëk ndihma e bashkatdhetarit Zvonomir Boban, përcjell ORAinfo.

Interesim për 35 vjeçarin kroat kanë shprehur edhe Interi dhe Inter Miami.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez ka vendosur çmimin e kërkuar për Modric në 30 milionë euro, rreth 10 milionë më shumë se çdo ofertë që Los Blancos ka marrë këtë sezon.

Mbetet të shihet cila nga këto ekipe janë të gatshme të pagujanë për 35 vjeçarin këtë shumë.

Modric ka pesë gola dhe katër asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për gjigandët e LaLiga. /ORAinfo/

Komento: