
Milan këtë verë ka qenë shumë aktiv në tregun e transferimeve. Janë disa lojtarë të cilët i janë bashkur klubit nga ‘San Siro’.
Megjithatë zyrtari Kryesor i Futbollit të Milan, Zvonimir Boban e dëshiron edhe një lojtar të madh në ‘San Siro’, përcjell ORAinfo.
Fjala është për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Tuttosport raporton se Boban dëshironte një lojtar me përvojë në mesfushë për ekipin e Giampaolo, duke identifikuar Luka Modric të Real Madridit si lojtarin e përsosur për këtë rol.
Mirëpo kjo dëshirë e Boban mund të mos realizohet.
Kjo pasi strategjia e pronarëve (Elliott) për tu përqendruar te futbollistët e rinj, mund të ndikojë në dështimi e transferimit të Modriq në ‘San Siro’. /ORAinfo/