Modric në Milan? Ky është lajmi i fundit nga Spanja

17:05 | 09 Gusht 2019

Luka Modric, nuk ka dëshirë të largohet nga Real Madrid këtë verë, raporton Marca.

Mesfushori kroat ka qenë i lidhur me një largim nga klubi pasi Zinedine Zidane shikon të rifreskojë skuadrën e tij, dhe Modric ishte sugjeruar si një lojtar që mundej të shitej, përcjell ORAinfo.

Milani dhe Interi janë lidhur me transferimin e tij, ndërsa ka pasur edhe sugjerimin që Madridi mund ta përdorte atë si pjesë të një marrëveshje për të nënshkruar Neymar nga PSG./ORAinfo/

Komento: