Inter Miami po synon ta ketë një sezon të madh në edicionin e ardhshëm pasi këtë radhë mbeti pa shkuar në play-off përkundër transferimit të Lionel Messit, Sergio Busquetsit e Jordi Albas.
E klubi amerikan i ka idetë e qarta për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave të huaja, klubi nga liga MLS ua ka vënë syrin dy veteranëve të tjerë të futbollit evropian.
Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez, i cili mund t’i bashkohet “kolonisë” së gjigantit katalunas në Florida, duke iu bashkuar treshes Messi – Busquets – Alba.
Po ashtu, atyre mund t’iu bashkohet edhe futbollisti tjetër i Barçës, Sergi Roberto, i cili ka përfunduar nën hije të Joao Cancelos në “Camp Nou”.
E rrugën e tyre mund ta ndjek edhe veterani i mesfushës, Luka Modric.
Kroati është duke e kaluar sezonin e fundit në Real Madrid dhe vitet e fundit të karrierës mund t’i kalojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, eventualisht në Arabinë Saudite, prej nga po ashtu ka oferta.
Sidoqoftë, për momentin më i mundshëm për ish-futbollistin e Tottenhamit duket një transferim në Inter Miami, ku do t’ju bashkohej yjeve të tjerë të dikurshëm të futbollit evropian.