Luka Modric duket se ia ka mbyllur dyert Interit.
Kroati ka sugjeruar se dëshira e tij më e madhe është të rri në Spanjë, ku ai ka shkëlqyer prej që ka kaluar aty nga Tottenhami më 2012.
Luka Modric ka thënë se nuk ka për qëllim largimin nga Real Madridi dhe se ai dëshiron ta mbyll karrirën në këtë klub.
Kroati pati një vit të mrekullueshëm kurse sot ai ka thënë kështu pasi që Kroacia e shpërbleu atë me çmimin “sportisti i vitit”
“Synimi i im personal dhe dëshira e ime e madhe është që ta përfundojë karrierën në Real Madrid, pasi që ky është skenari më ideal”, ka thënë ai në këtë ceremoni që është mbajtur në Zagreb.
“Por, për ta arritur atë, jam ende gati që të luaj në nivele të larta. Kjo nuk është edhe aq e lehtë”.
Modric kështu i referohej vështirësive të tij në këtë fillim sezoni në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, derisa ka thënë se është i vetdijshëm pasi që nga ai kërkohen rezultate të mira.
“Gjëja më e rëndësishme për Real këtë vit është niveli i jonë i lojës sepse ne kemi hyrë në një periudhë të komplikuar pas gjithë atyre sukseseve të mëdha që kemi arritur”, ka shtuar kroati.
Gjigantët spanjoll për momentin janë të katërtit në tabelë, tetë pikë pas liderëve si Barcelona, por kanë një ndeshje pa zhvilluar për shkak të Botërorit të klubeve.