Modric tronditë botën e futbollit me lajmin e fundit

19:33 | 28 December 2018

Luka Modric nuk do të luajë në të ardhmen në Madrid.

Sipas Telemadridit, Luka Modric ka hedhur poshtë ofertën e Real Madridit për një zgjatje të marrëveshjes së tij aktuale, e cila do të përfundojë në vitin 2020 përcjell ORAinfo.

Interi vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me fituesin e 2018 të Ballon d’Or dhe ata pritet të fillojnë një ofertë tjetër për nënshkrimin e tij verën e ardhshme.

Megjithatë, Madridi mund të jetë i gatshëm të bëjë një ofertë të dytë për Modricin, e cila përfshin një paketë më fitimprurëse të pagave, pasi ata synojnë të mbajnë lojtarët e tyre të çmuar./ORAinfo/

Komento: