Modrici e zgjidhet sportisti i vitit në Ballkan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Modrici e zgjidhet sportisti i vitit në Ballkan

23:40 | 27 Dhjetor 2018

Luka Modric është emëruar si sportivi më i mirë në Ballkan për këtë vit.

Modric e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe udhëhoqi Kroacinë për në finale të Botërorit në korrik, ku mesfushori u votua si lojtari më i mirë i turneut.

Ai po ashtu ka fituar Topin e Artë për herë të parë në fillim të dhjetorit.

Numri 1 në botë në tenis, Novak Djokovic ishte i dyti në listë dhe numri 1 i tenisit nga femrat, Simona Halep ishte e treta nga Rumania.

Djokovic ka rritur titujt në 14 Gram Slama, derisa ka fituar Ëimbledonin dhe U.S. Open këtë vit, kurse Halep fitoi French Open, që ishte titulli i parë në një Grand Slam.

Anketa organizohet çdo vit nga agjencia bullgare e lajmeve dshe përfshin agjencitë e lajmeve nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia.

Kosova ende nuk ka marrë pjesë në këtë anketë.

Komento: