Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini sot në Bruksel do të takohet me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim do të jenë të ftuar tre presidentë dhe tre kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nga Kosova, Mogherini ka ftuar presidentin Hashim Thaçi, nga Serbia Aleksandër Vuçiq, nga Mali i Zi Milo Gjukanoviq, kurse nga Shqipëria, Maqedonia e Bosnja, kryeministrat e tri vendeve. Deri tani vetëm kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për shkak të protestave të studentëve në Shqipëri.