Mogherini ‘bombardohet’ nga komentet e kosovarëve, kjo është arsyeja

23:20 | 15 Dhjetor 2018

Mogherini ishte kundër taksës 100% për produktet serbe dhe boshnjake, si dhe për formimin e Ushtrisë.

E për këtë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në Kosovë, Frederica Mogherini, ka marrë shumë komente në Facebook.

Në një postim të saj në Facebok ku flitet për Deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, qindra komente kanë kërkuar të drejta për kosovarët.

Së fundmi ka pasur shumë ankesa ndaj BE-së për mospërmbushjen e premtimeve për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shumica e komenteve në postimin e saj përmbanin fjalinë “Fuqia e të drejtave të njeriut, Po ku janë të drejtat e njeriut për Kosovën?

Njëri nga këto komente ishte edhe i deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Komento: