Mogherini dhe liderët kanë arritur në Tiranë, të gjithë në pritje të Vuҫiqit

18:43 | 08 Maj 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi, Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini; presidenti slloven, Borut Pahor dhe Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik tashmë kanë arritur në Tiranë.

E që të gjithë janë në pritje të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuҫiq.

Presidenti serb, Alkeksander Vuciq, akoma nuk ka arritur në Tiranë, ku po pritet nga liderët e tjerë ballkanikë dhe Mogherini për të nisur punimet dyditore para Samitit të Brdo-Brijunit.

Vuciq, sipas agjendës së këtij samiti, ishte planifikuar të arrinte në Tiranë në orën 18:00, atëherë kur edhe është planifikuar të mbahet protesta kundër ardhjes së tij dhe Dodikut në një nga sheshesh e kryeqytetit shqiptar.

Sonte në Tiranë do të mbahen edhe një darkë joformale në një nga hotelet ku edhe janë planifikuar të mbahen punimet.

Deri tash në Tiranë janë zhvilluar disa takime.

Presidenti Thaci ka arritur i pari, e ai ështa takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Më pas ka arritur Mogherini, që pas takimit me Ramën, kanë dalë në një konferencë për media.

Samiti dyditor do të pritet nga presidentja krate Kolinda Grabar Kitaroviq, presidenti slloven dhe presidenti i Shqipërisë.

Komento: