Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini nga selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork bëri thirrje Kosovës që të hiqet taksës 100%.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj.
“Më lejoni të falënderoj secilin prej jush për qasjen konstruktive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ndaj dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Për rifillimin e plotë të bisedimeve, tarifat e vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe duhet hequr. Ditën kur kjo do të ndodhë, do të thërras menjëherë një takim të ri për dialogun, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, e cila do të adresojë të gjitha çështjet e jashtëzakonshme dhe do të sjellin normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha ajo.
Ndërkohë, Haradinaj përmes Twitter-it ka ripërsëritur qëndrimin e tij se dialogu ndërmjet dy shteteve ka dal nga binarët para se futjes së taksës.
“Kemi mungesë të transparencës. Inkurajimi i propozimit të shkëmbimit të territoreve dhe moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese. Këto janë arsyet. Dialogu mundet dhe duhet me vazhdu pa kushte për tarifat”, është shprehur ai.