Mogherini porosi Kosovës: Pa u hequr taksa dialogu e pamundur të vazhdojë

16:54 | 18 Shkurt 2019

Federika Mogherini i ka bërë edhe një herë thirrje Qeverisë së Kosovës ta largojë taksën prej 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, ka thënë sot se është e pamundur të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.

Mogherini ka theksuar se derisa taksa të mos hiqet, nuk ka kushte për një vazhdim të suksesshëm të dialogut, transmeton lajmi.net.

Ajo ka bërë të ditur se është gati të organizojë vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë në nivelin më të lartë nëse largohen kushtëzimet.

Taksa 100 për qind e vendosur ndaj mallrave serbe nga qeveria e Kosovës e ka pamundësuar procesin e dialogut.

Në Serbi thonë se nuk mund të vazhdojnë pa u hequr ky ‘ndëshkim’ i qeverisë së Kosovës, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj e përsërit vazhdimisht se nuk do të tërhiqet nga ky vendim derisa të ketë njohje reciproke në mes dy vendeve.

Komento: