Mogherini reagon për tensionet SHBA- Rusi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mogherini reagon për tensionet SHBA- Rusi

12:46 | 06 Dhjetor 2018

Vendet e BE-së dëshirojnë që marrëveshja për likuidimin e raketave me rang të vogël dhe të mesme veprimi të ruhet dhe të zbatohet në tërësi.

Kështu ka deklaruar sot Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, pas tensioneve të fundit Rusi-SHBA rreth marrëveshjes për armët bërthamore.

“Për Bashkimin Evropian, marrëveshja INF është çelësi i sigurisë,” tha Mogherini pas arritjes në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s, raporton TASS.

“Kjo është një shtyllë themelore për arkitekturën tonë të sigurisë në Evropë dhe ne duam të shohim se është ruajtur dhe zbatuar plotësisht,” tha Mogherini.

Sekretari i shtetit amerikan Mike Pompeo i dha dje ultimatum prej 60 ditësh Rusisë për marrëveshjen INF, duke thënë se Moska zyrtare po mashtron me kontrollin e saj të armatimit. Në të kundërtën, ai paralajmëroi se SHBA do të largohet nga marrëveshja.

Kremlini reagoi sot duke thënë se nuk do të jetë Evropa cak i Rusisë, por SHBA.

Komento: