Mohamed Salah e kalon një legjendë të Liverpool-it

16:35 | 01 Maj 2023

Salah e kalon një legjendë të Liverpool-it.

Egjiptiani Mohamed Salah po vazhdon ngjitjen në mesin e shënuesve më të mirë në historinë e Liverpool-it.

Ai të dielën realizoi golin e tij të 184 në 300 ndeshjet me fanellën e ekipit nga Anfield Road përcjell klankosova.tv.

Me këtë rast Salah e la pas vetes legjendën e “The Reds”, Robbie Fowler që në 369 takime shënoi 183 gola.

Salah tani me golin nga pika e bardh kundër Tottenham-it është shënuesi i 6-të më i mirë në histori të Liverpool-it.

Komento: