“Mohues gjenocidi”, “po më kërcënon” – Dodik e Izetbegoviq përplasen në një bisedë telefonike, publikohet audio-inçizimi

18:30 | 25 Qershor 2026
“mohues-gjenocidi”,-“po-me-kercenon”-–-dodik-e-izetbegoviq-perplasen-ne-nje-bisede-telefonike,-publikohet-audio-incizimi

Ish-kreu i “Republika Srpskas”, Millorad Dodik, është përplasur në një bisedë telefonike me politikanin boshnjak, Bakir Izetbegoviq.

Në një bisedë të gjatë me tone të larta, Izetbegoviq ia kujton Dodikut mohimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe dëmet që Dodik tenton t’ia bëjë shtetit të Bosnje e Hercegovinës.

Ndërkohë politikani serb pretendon se Izebegoviq po e “kërcënon” duke ia vënë nga pasë disa “muhaxhedinë”.

Komento: