Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka adresuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurtit, për të cilin thotë se po e përdor sul*min në Zubin Potok për material zgjedhor.
Postimi i tij i plotë:
Natën e sulmit, thirri konferencë në 23:30. Serbia, mediat, opozita ishin shënjestra e breshërisë. Kështu flamuri u ngrit në të kuqen e rrezikut.
Por si u bë që pa kaluar as katër ditë, pa ndryshuar asgjë nga çka u tha, kryeministri i Kosovës është në kuadrin e njëjtë fotografik me atë Vuçiqin që, sipas tij, ka kapacitetin dhe vullnetin për ta dëmtuar mirëqenien e qytetarëve në Kosovë dhe këtë e bëri. E cilësoi si metodë të re, e ku hyri, e ku doli.
Se sa ka të vërtetë një ngjarje dëshmohet me atë se si vazhdon. Kjo ndodhia e fundit u bë hi për tri ditë. E gjitha u konsumua si material zgjedhor.
Pa kaluar as katër ditë