Molliqaj ‘godet’ Kurtin, thotë se po i vardiset Thaçit për pushtet

18:19 | 21 July 2019

Albin Kurti ka marrë një goditje nga Dardan Molliqaj.

Dardan Molliqaj i PSD’së ka thënë se Albin Kurti ka mbetur i vetmuar ndërsa është duke iu vardisur HashiM Thaçit për pushtet.

Reagimi i Moliqajt erdhi pasi Albin Kurti iu drejtua PSD’së si partiçkë një emërtim ky për partitë e parëndësishme dhe minore.

“Inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka sjellur në pikën ku Thaçit i drejtohet me respekt dhe ia njeh autoritetin presidencial. Por bash karakteri i tillë inatçor do ta lë të vetmuar e për toke. Sado le t’i vardiset Thaçit për pushtet. Shumë mirë qe po afrohen zgjedhjet dhe do ta shohim aty fuqinë e secilit. PSD do të jetë befasia e këtij procesi 😉 (e për parashikuesit e izoluar, dëshpërimi i jetës)”, ka shkruar Molliqaj në reagim.

Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, përdori një fjalë të re, kur e përshkroi Partinë e Shpend Ahmetit. Tha se deputetët e ndarë nga VV’ja shkuan te një partiçkë që garoi me PAN’in.

“Maj 2018: një dyzinë deputetësh ikën nga LVV te një partiçkë që garoi me PAN-in, dhe ia votuan qeverisë buxhetin 2019”, ka shkruar Kurti në një reagim në FB.

Por, çfarë kuptimi ka fjala partiçkë?

Nëse lexojmë Fjalorin e gjuhës shqipe del se kjo fjalë ka kuptim të diçkaje të vogël e ngjashme me deriçkën.

Pra, Kurti PSD’në e sheh si një parti të vogël, të parëndësishme dhe minore. Një parti që është e parëndësishme e cila ka garuar me PAN’in.

Partia Socialdemokrate ishte e Kaqusha Jasharit, një funksionare e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, e cila në fund të viteve 80’ta ishte burgosur pasi mbronte të drejtat e shqiptarëve pavarësisht se ishte pjesë e sistemit.

Shpend Ahmeti bashkë me deputetët, në maj të vitit të kaluar, që u shkëputën nga Vetëvendosje e pronësuan PSD’në dhe Kaqusha Jasharin e larguan nga udhëheqja duke e lënë anëtare të saj.

Komento: