Dardan Molliqaj thotë se Kurti është kundër rrëzimit të qeverisë
Deputeti i Partisë Socialdemokarte të Kosovës Dardan Molliqaj thotë se kjo parti nuk ka vija të kuqe bashkëpunimi për asnjë parti.
“Realisht PSD nuk përjashton në kuptimin blanko bashkëpunimet me partitë politike”, tha Molliqaj në emisionin Pressing në T7.
Por ai thotë se PDK do të duhej të ishte në opozitë.
“PDK duhet të shkojë në opozitë. Me partitë tjera nuk kemi ndonjë përjashtim. Nuk kemi probleme’, shtoi ai.
Mirëpo Molliqaj nuk është i kënaqur me bashkëpunimin opozitar aktual.
“Qëndrimi opozitar është i pa unifikuar dhe pa strategji. Ka pasur një arrogancë nga dy partitë më të mëdha opozitare ndaj partive më të vogla”, tha Molliqaj.
Ndërkohë, ai mendon se ish-partia e tij, VV, tashmë po deklarohet kundër rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
“Vetëvendosje është kundër rrëzimit të qeverisë. Janë deklaruar vetë se nuk e rrëzojnë qeverinë për taksën. Taksën e ka bërë kjo qeveri”, shpjegoi ai.