Molliqaj i reagon Kurtit që nuk e vizitoi Skenderajn: Kryeministri nuk shkon për vizitë atje ku nuk i duartrokasin

21:22 | 20 January 2023

Kurti nuk vizitoi Skenderajn, Molliqaj: Kryeministri nuk shkon për vizitë atje ku nuk i duartrokasin.

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla për injorimin, siç thotë ai, po ia bëjnë Skenderajt, pasi u godit rëndë nga vërshimet.

Molliqaj, përmes një shkrimi në Facebook tha se Kurti zgjodhi Istogun për ta vizituar, e që sipas tij, kjo komunë është goditur më pak nga vërshimet.

Ndërsa, shkruan se ministri Sveçla kërkon procedura për t’i dalë në ndihmë Skenderajt,

Sipas Molliqajt, e gjithë kjo situatë ndodhë pasi që kryeministri Kurti nuk shkon për vizitë atje ku nuk e duartrokasin.

“Si është e mundur, si, që edhe në fatkeqësi natyrore të bëhen dallime të tilla? Kryeministri zgjodhi Istogun për vizitë, larg vërshimeve të mëdha, ndërsa Sveçla luan burokratin e kërkon procedura.

Dallimet klasore me ato politike kurrë më shumë nuk kanë qenë të dukshme e të territorializuara sesa sot. Kështu duket segregimi kulturor dhe ndarja klasore. Drenica në baltë ishte lënë nga regjimin jugosllav. Ky diferencim, në një kuptim po mbetet ende gjallë. Skenderaj edhe sot në baltë. Kurti nuk e tejkalon dot vetën. Nuk shkon për vizitë atje ku nuk i duartrokasin. Egoja mbi të gjithë/a”, shkroi Molliqaj.

Komento: