Asambleisti më i votuar në Gjilan është bërë pjesë e PSD-së.
Sekretari i Përgjithshëm së PSD’së, Dardan Molliqaj, ka treguar sot se partisë së tij i është bashkuar asamblisti i Vetëvendosjes në Gjilan, Xhelal Hajrullahu.
Molliqaj ka thënë se Hajrullahu ka qenë asamblisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Gjilanit.
Sipas tij këto anëtarësime do t’i sjellin koalicionit PSD-AAK, fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.
Njoftimi i plotë i Dardan Molliqajt:
Xhelal Hajrullahu, asambleisti më i votuar i VV-së në Gjilan, sot u bashkua me ne.
Ishim bashkë në përpjekjet tona për një Kosovë më të mirë. Jemi ribashkuar për t’i REALIZUAR ato përpjekje.
Anëtarësimet e shumta në PSD gjithandej Kosovës, po e konfirmojnë Koalicionin Fitues.
100% për Kosovën!
100% për njerëzit!