Molliqaj kritikon Kurtin: Refuzoi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, por e pranoi në villën e Titos

21:19 | 19 March 2023

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar dakordimin e arritur në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Molliqaj përmes një shënimi në Facebook ka thënë se vet heshtja e Kurtit gjatë ditës së diel tregon se ishte një disfatë.

I pari i PSD-së duke akuzuar Kurtin se nuk pranoi marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, por e pranoi në villën e Titos në Shën Naum.

Postimi i tij:

Aq e mirë na qenka marrëveshja saqë Kryeministri, me krejt partinë e tij, e kanë futë kokën në dhe si struci.

Si pas një stuhie apo pas një disfate. Sepse disfatë ishte. E Albin Kurti heshtet kështu si sot, pas secilës disfatë.

E refuzoi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, por e pranoi në villën e Titos në Shën Naum. Dallimin bëjeni vetë.

Komento: