Molliqaj: Kurti reagoi për UÇK-në pasi kishte pakënaqësi brenda Vetëvendosjes

21:40 | 16 Nëntor 2020

Molliqaj ka thënë se Albin Kurti reagoi për UÇK-në pasi kishte pakënaqësi brenda Vetëvendosjes.

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari i VV’së, Albin Kurti, reagoi për arrestimet e krerëve të UÇK’së pasi kishte pakënaqësi brenda VV’së.

“Kurti po thotë se duhet të shpëtohet UÇK’ja, por nuk po jep zgjidhje”, thotë ai.

“Ai e ka mvesh vetën me petkun e shpëtimtarit.. Kurti e pa se ka një tension të brendshëm elektoral në VV, sepse nuk ndërroi asgjë brenda VV’së. Ka elementë brenda VV’së që nuk janë pajtuar me qëndrimin që e ka pasur VV për arrestimin e krerëve të UCK’së. Kjo për shkak se ekziston një krah brenda VV’së që Kurti po mundohet ta shukatë. Por ai do t’i rehatojë me pozita”, shtoi Molliqaj.

Komento: