
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një intervistë për Front Online, ka thënë se nuk po duket që bashkësia ndërkombëtare do të vendos sanksione ndaj Serbisë, edhe pas sulmit që ndodhi në veri.
Sipas Molliqajt, e vetmja zgjidhje e përhershme me Serbinë është ripërcaktimi i kufijve.
“Nuk po duket që do të vendos sanksione, nuk besoj që është problemi i vendosjes së sanksioneve. Kosova është nën sanksione, por po ashtu po e shihni që nuk ka ndërruar qasjen në dialog, prandaj unë po insistoj që në vend që të shtyhemi dhe të bëjmë me gisht është momenti që me kuptu që e vetmja rrugë për me këput këtë agoni e cila po qon në viktima të njëpasnjëshme, prandaj unë besoj që ripërcaktimi i kufijve është zgjidhja. Unë mendoj se tash duhet me fillu me fol qysh ripërcaktimi i kufijve është një zgjidhje e mirë edhe për Serbinë, edhe për Kosovën edhe për serbët në veri edhe për shqiptarët në Luginë”, ka deklaruar Molliqaj, për Front Online.
Thotë se diskutimet tjera këtu janë diskutime të cilat i merr era dhe ajo çka do t’i mbetet Kosovës është konflikti.