Molliqaj: Opozita t’i vendosë vijat e kuqe dhe të refuzojë bashkëpunimin me Kurtin

20:05 | 18 Mars 2026
molliqaj:-opozita-t’i-vendose-vijat-e-kuqe-dhe-te-refuzoje-bashkepunimin-me-kurtin

Dardan Molliqaj, ka deklaruar se moszgjedhja e presidentit nuk erdhi për shkak të mungesës së vullnetit nga opozita, por si pasojë e refuzimit të Albin Kurti për të bashkëpunuar me to.

Ai theksoi se përgjigjja e opozitës ndaj asaj që e cilësoi si autoritarizëm duhet të jetë refuzimi i bashkëpunimit dhe vendosja e “vijave të kuqe”.

Postimi i plotë:

Presidenti s’u zgjedh jo se partitë opozitare s’deshtën por sepse Kurti s’deshti koalicion me to.

Përgjigja e opozitës ndaj autoritarizmit duhet të jetë vija e kuqe e refuzimi i bashkëpunimit, jo taktizimi me shpresën e koalicionit me Kurtin.

Komento: