Molliqaj pas vendimit të Apelit për shtrenjtimin e energjisë: Dorëheqja është akti më i pakët në këtë plaçkitje

17:12 | 19 Maj 2022

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se nëse nuk ndodh shkarkimi i bordit të ZRrE-së, atëherë skandali i rritjes së çmimit të rrymës përfshinë akterët kryesor qeveritar, përfshirë këtu kryeministrin dhe ministrat.

Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj, ka deklaruar se, çmimi i energjisë elektrike ka qenë i pa përballueshëm prej shkurtit.

“ZRrE – Dorëheqje! Sot, ZRrE-së ia përkujtuam që shkelja e ligjit bart pasojat e veta. Dorëheqja është veprimi që do të duhej të ndërmirret. Ndryshe do të duhet të pasojë shkarkimi. E nëse as ky nuk vjen, skandali i rritjes së çmimit të rrymës përfshinë akterët kryesor qeveritar, nga kryeministri e ministrat, e deri tek zyrtarët e ZRrE-së. Çmimi i energjisë elektrike, qysh prej shkurtit, është bërë i papërballueshëm për qytetarët”, ka thënë Molliqaj.

Tutje, ai ka thënë se vendimi për shtrenjtimin e rrymës ka qenë i padrejtë dhe i paligjshëm, ngase Kosova më shumë ka eksportuar energji se sa ka importuar.

“Ai ishte e padrejtë dhe i paligjshëm sepse përgjatë gjithë këtyre muajve, Kosova më shumë ka eksportuar energji sesa që ka importuar, e ne kemi vazhduar të paguajmë tarifa më të shtrenjta anipse të gjithë energjinë e ka prodhuar KEK-u pa e rritur çmimin e shitjes. Edhe në këto kohëra të konsumit të ulët të energjisë, vendimi i paligjshëm, i rrëzuar nga Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit, vazhdon të na faturoj më shtrenjtë”, ka shtuar kryetari i PSD-së.

Me tej, ai është deklaruar edhe për subvencionimin prej 100 milionë eurosh që qeveria i ka bërë KEDS-it, për të cilin, Molliqaj ka thënë se vazhdon të mbetet në hije.

“Në ndërkohë, subvencionimi prej 100 milionë eurosh që qeveria i ka bërë KEDS-it vazhdon të mbetet nën hije. Nuk e dijmë as sa janë japë as kur as si. E dijmë vetëm që KEDS nuk e ka humbur fitimin e kjo i ka kushtuar qytetarëve të këtij vendi. Dorëheqja është akti më i pakët në këtë plaçkitje ordinere”, ka përfunduar Molliqaj.

Komento: