Molliqaj: Po e heqëm taksën … – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Molliqaj: Po e heqëm taksën …

22:33 | 30 Janar 2019


​ Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është shprehur se taksa e vënë për produktet serbe nuk duhet të hiqet për momentin për shkak se ka sjellë rezultate në dialog me Serbinë.

“Për mua më shumë se si veprim është instrument për të arritur rezultate të caktuara. Duke qenë e drejtë, taksa edhe ka arritur rezultate. Sepse, Serbia temën e vetme që ka me Kosovën tash është taksa. Në momentin që taksa bëhet më e padobishme është legjitime të hiqet. Ky moment s’është sot”, ka thënë Molliqaj, njofton Klan Kosova.

“Nuk konsideroj që Kosovës ju është ofruar ende një zgjidhje nga faktori ndërkombëtar për ta pezulluar taksën. Taksa është instrument, mund të pezullohet sot, mund të kthehet nesër prapë. Faktori ndërkombëtar duhet të ofrojë një platformë të qartë të afateve dhe temave për çështjen e dialogut”.

Molliqaj ka thënë në Zona B se taksa jo vetëm për Serbinë por edhe për një pjesë të fuqive perëndimore është shndërruar në mjet për vazhdimin e dialogut.

“ Taksa nuk duhet të hiqet ende, deri në një ofertë që nënkupton të kemi një afat kohor të procesit të dialogut, një plan të temave. Dhe kur ta kemi të qartë këtë dhe kërkesat e realizuara ndaj Serbisë. Nuk guxoj të shoh më të rëndësishëm çfarëdo zhvillimi sesa përfundimin e shpejtë dhe të drejtë të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë”.

Molliqaj ka theksuar se taksa është vënë si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Serbisë.

Komento: