Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosova po shkon drejt diktaturës, duke kritikuar përdorimin e Policisë së Kosovës si mjet të fushatës zgjedhore.
Sipas tij, kur ka urdhër, por jo ligj, dhe kur ka polici, por jo gjykata, ky është një shenjë alarmi.
Ai theksoi se ndarja e Policisë nga Prokuroria dhe Gjykatat, dhe përdorimi i saj si vegël politike, rrezikon thellimin e autoritarizmit.
Molliqaj kritikoi gjithashtu veprimet arbitrare të policisë, si kontrollet dhe bastisjet pa urdhër prokurori, duke i cilësuar ato si një kambanë për diktaturë.
“Kur hallka e gjyqësorit këputet, njerëzit rrezikohen”, shkroi ai.
Shkrimi i plotë: