Molliqaj- Qeverisë: Në lajthitje u vunë qytetarët e Gjilanit, ju mashtruat

21:10 | 03 Tetor 2024
molliqaj-qeverise:-ne-lajthitje-u-vune-qytetaret-e-gjilanit,-ju-mashtruat

Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pasi ky i fundit e ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.

Molliqaj thotë se në lajthitje janë vënë qytetarët e Gjilanit, ndërsa akuzon Qeverinë për mashtrime.

“Premtuan që autostrada Prishtinë – Gjilan do bëhej deri në fundin e vitit të kaluar. Një mandat pushtet qendror e një mandat pushtet lokal dhe autostradës as nuk i shihet fundi: jo për nga gjatësia, por për nga përfundimi i punimeve.

Mbrëmë Ministri Liburn Aliu tha se premtimi ishte i gabuar dhe që Kryeministri Kurti u vu në lajthitje. Datën kur autostrada do bëhet as që përmendi.

Kush u vu në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, jo ju. Ju mashtruat!”, shkroi Molliqaj.

Komento: