Molliqaj reagon pas dështimit të ekzekutimit të pagave: Lajmi i ditës, pritet ‘harrnimi’ i situatës

21:36 | 30 Shtator 2024
molliqaj-reagon-pas-deshtimit-te-ekzekutimit-te-pagave:-lajmi-i-dites,-pritet-‘harrnimi’-i-situates

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deshtimit të ekzekutimit të pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator, shkruan Front Online.

“Lajmi i ditës”, kështu e ka nisur reagimin e tij në Facebook, Dardan Molliqaj.

Ai ka thënë se punonjësve të administratës iu vonohen pagat për shkak të tekeve të ministrit, Hekuran Muratit, teksa ka përmendur edhe situatë e fundit në FSK.

“Punonjësve të administratës iu vonohen pagat për shkak të tekeve te Hekuran Muratit. Pritet ‘harrnimi’ i situatës. Ushtarët e FSK janë pa bukë. Ushqimi i tyre do të “harrnohet” nga kuzhina e menzës së studentëve”, ka shkruar Molliqaj.

Reagimi i plotë:

Komento: