Molliqaj thotë se fajësimi që Kurti ia bën Lajçakut është konspiracion

21:26 | 18 Shtator 2023
molliqaj-thote-se-fajesimi-qe-kurti-ia-ben-lajcakut-eshte-konspiracion

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përdorë teori konspirative për ta justifikuar “dështimin” në dialog.

Molliqaj ka thënë se një proces dialogues bartet me rezultat e teksteve që i prodhon ndërmjetësi.

“Besoj që teoritë konspirative po përdoren për ta justifikuar dështimin apo kapitulimin e plotë të strategjisë Kurti në dialog. Një proces dialogues bartet me rezultat e teksteve që i prodhon ndërmjetësi dhe aty shihet se sa ti ke pasur aty efekt, sukses, dështime, sa i ke imponuar qëndrimet, botëkuptimet dhe synimet tua në dialog. Ajo çka mundem të konstatoj prej planit franko-gjerman, Aneksin e Ohrit dhe tani planin e sekuencimit del kështu në njërën anë kemi kapitullim total të strategjisë Kurti, kemi të shpërfaqur atë që qendra e kësaj marrëveshje është Asociacioni dhe çështjet tjera janë çështje të mëlmesave dhe tani shpërfaqja e Kurtit thu ti se i befasuar me këtë kjo është mashtrim publik sepse këta një tekst të tillë e kanë pasur që nga marrëveshja e korrikut, asgjë e re s’ka ndodhur”, u shpreh ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

“Të gjitha tendencat për konspiracion që Lajçak qenka bërë me Vuçiqin, kjo i bie një paaftësi totale, qysh se more vesh ti deri tash sepse dokumentet i ke marr vazhdimisht. Unë i kisha theksu dy pika, në këtë planin e sekuencimit na kanë dal dy të vërteta e që janë shumë të dëmshme”, shtoi më tej Molliqaj.

Kurti, akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës.

Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti më 18 shtator tha se në rundin e fundit të dialogut, ai “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi, kundër Marrëveshjes [drejt normalizimit të raporteve] në veçanti”, duke iu referuar të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Kurti tha se dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

Komento: