Dardan Molliqaj mbrëmë se Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut dhe se këtë do ta dëshmojë në Kuvend, e këtë e bëri sot.
Dardan Molliqaj në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, ka prezantuar fakte përmes të cilave pretendon se Glauk Konjuca ka punuar në SHIK gjatë përiudhës kohore 2000-2001 dhe është paguar 150 marka.
Ai thotë se është rekrutuar nga Fadil Lepaja, dhe ka punuar në pozitën e përpunimi të të dhënave.
“Pas shumë të pavërtetave, siç e kemi thënë edhe më herët. Na duhet të ballafaqohemi me të vërteta dhe jo shpifje. Deklarata që një nga kolegët e mi, Glauk Konjufca, do t;iu jap info tjera. Viti 2000-2001 ai ka punuar në SHIK.Paga 150 marka.
Rekurtimin e ka bo Fadil Lepaja
Sektori: Perpunimi i të dhënave
Një prej letrave që e ka nda: Ishte të dhënat që vinin nga Lugina e Preshevës.
Të gjithë ato letra ai i përpunonte dhe i fuste tek te dhënat e SHIKut
Paga e ult ishte arsye e largimit.
Këto dhe shumë fakte të tjera, tregojnë që Glauk Konjufca ka qenë shërbyes në SHIK
E kam pare që Glauku po hezitojnë me u ballafaqu me të vërtetën.
Unë besoj që SHIK-u ka kry veprime kriminale.
Glauk nuk të pshton Kadrija, të pshton vec e vërteta”, ka deklaruar Molliqaj.