Molliqja i kundërpërgjigjet Konjofcës: Vendos ku po dëshiron me u taku? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Molliqja i kundërpërgjigjet Konjofcës: Vendos ku po dëshiron me u taku?

11:59 | 07 Shkurt 2019

Ka ardhur reagimi i deputetit Dardan Molliqaj, pasi ish bashkëpartiaku i tij në Vetëvendosje e ka paditur atë për shpifje.

Molliqaj e ka ftuar ish-kolegun e tij të partisë, Glauk Konjufcën e VV-së, që të ballafaqohet me të, për të publikuar gjitha fshehtësitë që ka dyshja.

“Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për ta ‘shfajësuar’ vetën, më paska paditur”, ka shkruar Molliqaj.

“Nëse Glauku dhe udhëheqësit e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një perballje televizive kudo që ai don dhe aty i qesim në shesh të gjitha. E nëse ai nuk guxon të ballafaqohet në debat televiziv, atëherë shihemi prap në Kuvend”, ka shkruar ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, para dorëzimit të padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër Dardan Molliqajt të PSD-së, ka thënë se ka ardhur për ta paditur “shpifësin Molliqaj”, për deklaratat e tij se kinse ka qenë punëtor i SHIK-ut.

Komento: