Momente krenarie, pamje nga ceremonia e diplomimit të 302 ushtarëve të rinj të FSK-së

16:22 | 22 Shtator 2023
momente-krenarie,-pamje-nga-ceremonia-e-diplomimit-te-302-ushtareve-te-rinj-te-fsk-se

Sot pranë kazermës “Skënderbeu” në Ferizaj ka diplomuar gjenerata e re e ushtarëve që do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës.

302 ushtarë u certifikuan në një ceremoni ku, ndër të tjerë, prezent ishte Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shkruan Reporteri.

“Sot të rreshtuar para nesh, para familjarëve tuaj dhe popullit tonë, ju po ruani një gjë shumë të vlefshme e të rëndësishme, vazhdimësinë, vazhdimësinë e qëndresës, vazhdimësinë e shpirtit luftarak dhe të ndjenjës së mrekullueshme të shërbimit ndaj atdheut”, ka deklaruar ai.

“Formësimi juaj si ushtarak fillon këtu dhe nuk duhet të përfundoj asnjëherë, ashtu siç nuk duhet të përfundojë vullneti dhe gatishmëria juaj për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve të vendit tonë”, ka thënë tutje.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar edhe fotografi nga ceremonia.

Komento: