Mëngjesin e sotëm arriti në Prishtinë, për të shënuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s. Ish-Presidenti i ShBA-së, Bill Clinton u prit nga Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ndërsa sekretari i tij, Angel Urena ka publikuar edhe një video në të cilën dëshmohet edhe një herë dashuria e madhe ndaj Clintonit dhe Shteteve të Bashkuar nga qytetarët e Kosovës.
Në videon e tij shihen shumë qytetarët duke përshëndetur Bill Clinton e aty është edhe një plak me plis i cili e përqafon me shumë entuziazëm ish-presidentin.
Out for an afternoon walk in downtown Pristina. A 2018 worldwide Gallup poll found the United States enjoyed more public support in Kosovo—75%—than in any other country. That’s in large part due to President @BillClinton’s involvement here. pic.twitter.com/fGsIOJ0kzH
— Angel Ureña (@angelurena) June 11, 2019