Momenti historik, kur nën-presidentja e ardhshme amerikane ia kumton fitoren Bidenit

19:01 | 07 November 2020

Momenti kur nën-presidentja e ardhshme amerikane ia kumton fitoren Bidenit.

“Ia arritëm Joe, do të jesh president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Këto janë fjalët që Joe Biden, triumfues në zgjedhjet presidenciale në SHBA i ndëgjoi sapo e hapi telefonin, gjersa në thirrje ishte Kamala Harris, nën-presidente e ardhshme e Amerikës.

Ajo ka postuar momente të kësaj telefonate historike me Biden, të cilës i ka vendosur mbishkrimin “Ia arritëm”.

Joe Biden me fitoren në Pensylvania ka tanimë 273 vota elektorale, tri më shumë se që i duhen për triumf për t’u zgjedhur president i ri i SHBA-ve.

Komento: