Pamje të tmerrshme të aksidentit në autostradë, shoferi hungarez humb jetën pas përplasjes me një veturë.
Shoferi i një kamioni ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në një mbikalim në Lubjanë të Sllovenisë.
Përkatësisht, për shkak të shpejtësisë së madhe shoferi i makinës së tipit “Opel Corsa” u përplas me kamionin. Në përpjekje për të shmangur aksidentit, kamioni tentoi të kthehet në pjesën e djathtë të korsisë, për një moment kapërceu mbrojtjen e urës dhe ra në humnerë nga rreth 20 metra lartësi.
Shoferi i kamionit në moshën 53 vjeçe ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoferit i makinës rrezikon dënim me burg prej 8 viteve.