Historia e tyre mund t’iu duket e pabesueshme, por është e vërtetë.
Një video amatore shfaq momentin emocionues kur një nënë takohet për herë të parë në jetë me të bijën e saj.
Ann Blodgett, 73-vjeçe e kishte dhënë për adoptim vajzën e saj biologjike të lindur në shtator të vitit 1965, pasi që asokohe ishte e turpshme të lindësh një fëmijë jashtëmartesor dhe për faktin që nuk mund ta rriste e vetme.
Por edhe pse vitet kalonin, plagët për asnjë moment nuk shëroheshin. Kështu Ann tentoi ta gjejë bijën e saj, por ligjet ishin të rrepta dhe nuk arrinte assesi të kishte qasje në dokumentet për adoptimin e fëmijëve, transmeton telegrafi.
Në prill të vitit 2017, Ann e telefonoi një afërme për t’ia bërë me dije se ekziston një ueb-faqe që merret ekskluzivisht me gjetjen e të afërmeve përmes analizave të ADN-së, dhe se ADN-ja e saj po përshtatet qind për qind me atë të një gruaje.
Ann e kuptoi se gruaja e cila kishte ADN-në e njëjtë me të saj quhet Laurie Joncas, dhe se të dhënat e tjera përshtaten shumë me të kësaj gruaje që ka vuajtur shumë në jetë.
Në gusht të vitit 2017, ato u takuan për herë të parë në Martle Beach në Karolinën e Jugut, ku që të dyja ishin të pushtuara aq shumë nga emocionet sa që në një moment Laurie u gjunjëzua para të ëmës.
“I ke sytë e mi, i ke sytë sikur të ishe nëna ime”, thotë Laurie që nuk mund të ndalte lotët e gëzimit.
E ky moment është filmuar nga një i afërm i tyre. Ja momenti i takimit…